[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Albin Kurti qëndron sërish kundër nismës “Ballkani i Hapur”. Sipas tij, procesi i Berlinit është rruga e vetme drejt BE dhe s’ka nevojë për variante të tjera alternative. “Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe gjithashtu mjaftueshëm i thellë që mos ketë për variante të tjera alternative. Në bisedat që pata, theksova se nuk duhet të ketë fonde europiane pa vlera europiane. Fondet e BE për 6 shtete të Ballkanit Perëndimor duhet të paraprihen e shoqërohen me vlerat e BE. Për vendet tona theksova se janë 4 elemente të domosdoshme që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe siguri për të gjithë. Ato janë sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, e dyta ëstë demokratizimi i cili mundëson media të lira e të pavarura, kundër autorkratëve. E treta ballafaqimi me të kaluarën, nuk lejon kriminelë të luftës aq më pak në pushtet, dhe e katërta reciprocitet e balancë i pakicave, në kundërshti me hegjemonitë nacionaliste në Ballkan.” Po ashtu, Kurti deklaroi se me Ramën nuk bie dakord vetëm për “Open Balkan”, ndërsa për të tjerat garanton se komunikon dhe bashkëpunon vazhdimisht.‘’Herën e fundit kur kemi biseduar ishte para dy javësh në Bled të Sllovenisë ku ishim bashkë. Jemi takuar edhe në Tiranë, Dhërmi. Vazhdimisht takohemi. Ajo që është e përbashkët midis neve, është shumë më e madhe. Nuk biem dakord për Ballkanin e Hapur, çfarë të bëjmë tani. Për gjëra të tjera jemi në komunikim dhe bashkëpunojmë’’, tha Kurti.
Subscribe: [ Ссылка ]
Ещё видео!