[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Prokurori Bujar Sheshi, njëkohësisht anëtar I KLP-së ka reagur për herë të parë mbi akuzat e bëra nga PD-ja se ai ka qënë bashkëpunëtor I sigurimit të shtetit.Bujar Sheshi ka shfrytëzuar mbledhjen e radhës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të kundërshtuar akuza të opozitës të cilat I konsiderou sajesa të qëllimshme që synojnë pengimin e ngrijtjes së një institucioni si KLP apo edhe SPAK. “Deklaroj se nuk kam qenë asnjëherë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Objektivi i këtij sulmi më i ulet se kaq. Synohet të goditet procesi i reformës në drejtësi. Fakti që kanë arritur të manipulojnë deri në institucione shtetërore, me krijon bindjen që pas tij fshihen njerëz të rëndësishëm të politikës. Në rastin tim nuk synohet vetëm goditja ndaj meje për çështjet që kam hetuar, por synohet goditja si institucion i KLP, pasi kemi ardhur në një moment për krijimin e SPAK.”Prokurori Sheshi shtoi se akuzat e fundit ndaj tij se e ka kaluar padrejtësisht vettingun pasi ka qënë “spiun”, janë një skenar mafioz nga persona me pushtet.Pas këtij veprimi fshihen segmente të caktuara, jo vetëm në njërin krah, por persona me pushtet. Përballë kësaj situate do të kërkoja të gjithë përkrahjen tuaj për të zbardhur të vërtetën dhe zbardhur këtë skenar mafioz. Do kërkoja ndihmën tuaj për zbardhjen e të vërtetës dhe që janë bërë pjesë e një skenari mafioz. SPAK do të krijohet edhe pa Bujar Sheshin. Refuzoj kategorikisht çdo akuzë dhe vendimmarrje sipas të cilit unë kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Drejtësia do merret me këtë çështje dhe do arrijë një konkluzion të qartë. Nuk besoja se do arrinin deri në këtë sajesë”
Ещё видео!