Nga Rrogozhina e cila do të ripërsërisë zgjedhjet vendore, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se elektorati e ka kuptuar që nuk i do liderët e opozitës ndaj fitorja e kandidatit Edison Memolla është e sigurt.
“Më kujtohen zgjedhjet e vitit 2011 në Tiranë, që u ndanë për 10 vota, dhe ju e patë çfarë ndodhi, ku për ato 10 vota Tirana shkoi 4 vite pas. Ose thjesht kaloni tani në Kavajë dhe shihni Kavajën që s'po e pastron njeri, ndërkohë Saliu vetë ka nisur pushimet në Lalëz. Ilir Meta është në Lalëz, madje është zënë edhe me Saliun, as nuk flasin bashkë, as nuk i kanë më këshilltarët bashkë sepse ata e trajtojnë një qytet, një Bashki, një këshilltar Bashkiak si plaçkë për të futur në sherr, jo për të bërë punë”.
Për këtë ai ftoi dhe demokratët që të votojnë për kandidatin socialist.
“Dua që t’ju ftoj dhe t’ju sfidoj që, këto 5 ditë që na kanë ngelur, na duhet një sprint, të shtrëngojmë çdo dorë, t’i themi si je, si i ke planet, si i ke idetë, si mund t’i bashkojmë edhe ëndrrat e aspiratat e tua me të gjithë Rrogozhinës, që ta çojmë edhe më përpara. Sot do të trokasim në çdo derë dhe kur të hapet ajo derë, nuk ka rëndësi nëse janë të majtë apo të djathtë, t’u themi: ‘Ne do jemi aty për t’ju shërbyer”.
Më 23 Korrik në Rrogozhinë do të mbahen zgjedhjet vetëm për kryetarin e bashkisë.
Përsëritja e tyre u vendos me vendim të Kolegjit Zgjedhor. Edison Memolla i PS-së do të përballet me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojë”, Shkëlqim Hoxha.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!