Fëllënxa Rrasa nga Divjaka ishte gruaja më e fundit që humbi jetën pasi bashkëshorti i saj e qëlloi me një armë gjahu, e më pas vrau edhe veten. Nga fillimi i këtij viti janë 8 gra të vrara mizorisht për arsye të ndryshme , në krye të së cilës dhuna në familje.
Vetëm gjatë kësaj periudhe, Policia e Shtetit konfirmon se janë konstatuar 3563 raste të dhunës, ndërsa janë lëshuar 2205 urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje në të gjithë vendin. Vendin e parë e mban kryeqyteti.
Sipas të dhënave nga Gjykata e Tiranës nga janari deri në 20 shtator janë bërë 614 kërkesa të reja për urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje. Kjo është edhe më e larta e 3 viteve të fundit, ku për të njëjtën periudhë pati 583 dhe 603 kërkesa për herë të parë.
I lartë është edhe numri i kërkesave për divorc në Tiranë. Deri në 20 shtator janë paraqitur në gjykatë mbi 1100 kërkesa, 130 më shumë se 1 vit më parë. Paditë më të shumta i përkasin bashkëshortëve të moshës 35 deri 55 vjeç.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!