#enkelejdalibeaj #zgjedhje #14maj #pd
Kryesia e vjetër e Partisë Demokratike e mbledhur nga Enkelejd Alibeaj vendosi të mbështesë vendimin e grupit parlamentar për t’i dhënë fund negociatave me palën tjetër për gjetjen e kandidatëve të përbashkët për zgjedhjet vendore. Në një deklaratë për mediat, pas gati tre orë mbledhje, Alibeaj tha se Kryesia kishte vendosur nisjen e punës për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore.
“Kryesia unanimisht mbështeti qëndrimet e Grupit Parlamentar gjatë kësaj kohe. Kryesia e mbështeti dhe tashmë do vijohet me organizmin e zgjedhjeve, të premten një tjetër mbledhje kryesie, për ecjen para në zgjedhjet lokale”.
Duke iu referuar pikërisht negociatave me palën tjetër ai tha se zgjidhja nuk mund të jetë e njëanshme.
“Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme, për të zgjedhur kandidatin fitues, 50% nga Primaret dhe 50 nga sondazhet. Në këtë rast është mekanizëm që i kënaq të gjithë. ‘Hajde më njih mua’ nuk shkon”
Por jo të gjithë nga ata deputetë që u rreshtuan në grupimin e tij e mbështesin këtë qëndrim të grupit dhe kryesisë. Ata thonë se në 14 Maj Partia Demokratike duhet të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale.
“Të gjithë bashkë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Të gjithë bashkë me një kandidat. Në vitin 2013 e mbani mend shprehjen të bëhen bashkë të gjithë qelbësirat, ndërsa unë sot bëj thirrje të bëhen bashkë të gjithë zonjat dhe zotërinjtë e këtij vendi për të shpëtuar vendin nga regjimi i Edi Ramës.”
Në kushtet e ripërsëritjes së një skenari të ngjashëm me atë të 6 Marsit, ku dy grupimet brenda Partisë Demokratike dolën me kandidatë më vete, aleatët preferojnëte qendrojne jashte debatit.
Dashamir Shehu: Ne nuk bashkohemi me asnjë. Pse çfarë jemi ne, dele që të bashkohemi? Me asnjë, me veten tonë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!