Prokuroria ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur më datë 20 tetor në lagjen numër 1 në Sarandë, ku disa persona nën kërcënimin armës arritën që të marrin me dhunë nga shtëpia e noterit Thoma Kaçi. Për pasojë si rezultat i punës intensive janë identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes.
Në kuadër të këtij operacioni të koduar ‘Butrinti’u bë kapja e tre autorëve të dyshuar dhe ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të caktuar nga Prokuroria për shtetasit:
Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë;
Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular. Ndërkohë paralelisht vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Sarandë#Grabitja#TopChannel
Ещё видео!