Prania e madhe e akullit si dhe era e fortë në Qafën e Buallit, pjesë e rrugës së Arbrit, kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e automjeteve që lëvizin në drejtim të Bulqizës dhe Tiranës.
Temperaturat deri në -9 gradë celsius si dhe trashësia e dëborës e cila ka arritur më shumë se 60 cm, kanë lënë të izoluar thuajse të gjitha njësitë administrative të Bulqizës, ku më problematike situata paraqitet në Ostren e Trebisht. (efekte)
Rrugët kombëtare janë të kalueshme, por në segmente të caktuara janë hasur vështirësi për shkak të prezencës së akullit: më problematike paraqitet situata në bypass-in e Murrizit.
Edhe rruga që të çon drejt parkut kombëtar të Qafështamës po ashtu është mbuluar nga akulli, megjithatë kjo nuk i ka penguar turistët që të kalojnë aty fundjavën.
Reshjet e dëborës kanë dëmtuar edhe linjat elektrike duke lënë mijëra banorë pa energji në zonat veriore. Situata më shqetësuese mbetet në Fushë Arrëz, ku janë të bllokuara thuajse të gjitha njësitë administrative të kësaj bashkie./vizionplus.tv
Main news of the day in Albanian language.
Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Ещё видео!