Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet paraditen e sotme. Një autobus i linjës së "Unazës" është përplasur me dhjetra makina. Për pasojë, disa persona raportohet se janë të plagosur. Pritet njoftimi zyrtar nga policia e Tiranës. Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur tek 'Shallvaret'. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur tre persona. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës hde paraprakisht raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë Tiranë: Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.
Ещё видео!