#oranews #lajmet #edicionilajmeve #edirama #energjia #ramamekompaniteamerikane
Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja Balluku po zhvillojnë një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE që janë të gatshëm për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë.
Takimi po zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Rama: Si lojtari më i vogël në këtë sallë edhe pse më i gjati ju uroj mirëseardhjen në këtë sallë. Ky tubim i vogël, por i madh nga fuqia për të furnizuar botën po ndodh në Tiranë dhe ju të gjithë jeni pjesë e saj këtu. Disa ditë më parë vizitova Presidentin Aliev dhe me kënaqësi ndjeva dhe dëshmova në fjalët e tij interesin e latë që ka për t u përfshirë në tubacionin Uniono Adriatic i i cili mund të jetë një tjetër ndryshues i madh i lojës në rajonin tonë dhe energji e fuqi për Evropën që sa më shpejt të jetë e mundur të fitojë një pavarësi nga gazi rus. Nga ana tjetër dëshmoj progresin e kryer në punën për transformimin e impiantit të Vlorës në një impiant prodhimi energjie. Po ashtu dëshmoj shumë gjëra që pi ndodhin me energjinë diellore në Shqipëri, po kryhet punë për energjinë e erës dhe goxha punë masive është në vijim për ëndrrën e gjatë të hidrocentralit të Skavicës, i cili do rrisë me 20% prodhimin e energjisë. Do na japë një shtytje përpara drejt pavarësisë energjitike. Nuk ka më dyshim, që edhe pse kompanitë e përfaqësuara këtu në këtë sallë vlejnë miliarda, jam i sigurt që të gjithë zotërinjtë e pranishëm në këtë sallë janë këtu për shkak të arsyeve të biznesit dhe se kompanitë e këtyre janë këtu për të investuar e për të na u bashkuar neve që të bëjmë jo vetëm Shqipërinë, por mbarë rajonin, ta çojmë përpara.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!