#reportTV #lajmeshqip #lajme
Banorë të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 nga të gjitha lagjet e qytetit të Krujës janë ngritur sot në një protestë përpara Bashkisë Krujë. Banorët duan të dinë nga bashkia se kur do fillojë shembja dhe rindërtimi i pallateve dhe banesave të dala jashtë funksionit nga tërmeti.
Banoret shprehen se ata trajtohen rregullisht me bonus qeraje, por atyre i qe premtuar se nëntorin e 2020-tës ata do futeshin nëpër banesat e tyre, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Ata thonë se ka kaluar një vit dhe asnjë pallat nuk është shembur akoma, e jo më që të ri nisë rindërtimi. Sipas tyre, rindërtimi në Thumanë, Fushë-Krujë dhe Bubq ka filluar, por në Krujë jo.
"Ne kemi probleme me shtëpinë, pasi nuk kemi asnjë lloj projekti, i vetmi qytet që nuk po fillon asnjë lloj gjëje.
Banorët shprehen se nuk e përballojnë jetesën me qira, pasi qiraja është më e lartë se bonusi dhe ambientet për familje me shumë anëtarë është e vështirë që të gjenden. Ata thonë se janë detyruar që të ndahen, ku një pjesë e familjes jeton në një shtëpi dhe pjesa tjetër në një shtëpi tjetër. Fushë Kruja ka filluar, Thumana ka filluar, në nuk kemi asgjë as me kryetarin e Bashkisë, as me nënkryetarin. Si është e mundur që të fillojë Thumana dhe Fushë-Kruja dhe Kruja jo. Këtu ka diçka sepse këtu nuk ka asnjë projekt. Populli nuk del se ka frikë se i heqin bonusin a i heqin prej pune, nuk e di. Ne s'po kërkojmë as bukë as gjë, ne po kërkojmë shtëpiat që na i prishi. Nuk na i prishi shteti, por shteti ka marrë gjithë ato lekë nga bota, për çfarë i ka marrë, a i ka marrë me na i bë shtëpitë. Bonusin e qerasë e marrim, nuk kemi problem me të, po akoma nuk po fillojnë shtëpitë. Ose nuk na duan, ose e kanë inat Krujën, nuk e di se çfarë bëhet. Faji është i dy partive bashkë që u bashkuan dhe na bënë me Fushë-Krujën bashkë. Çfarë pune kishim ne me Fushë-Krujën bashkë, ishim mirë. Se është turp gjithë ky siklet, nuk ka një drejtues, gjithë ky qytet ka njerëz intelektual sa të duash, drejtora, nëndrejtora, të gjithë janë prej Fushe, asnjë nuk kemi krutanë. Turpi më i madh, gjithë ky qytet", shprehet një banor.
Ещё видео!