#rtvora
Bundestagu gjerman do të vendosë në fund të shtatorit nëse do i thotë PO Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin ku u takua me përfaqësues të Bundestagut si dhe gjatë ditës pati takim edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Takimi u mbajt sot (13 shtator) në Kancelarinë Federale dhe bisedimet e saj u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale.
Në njoftimin për shtyp të publikuar në faqen zyrtare lihet qartë të kuptohet se Rama nuk ka marrë premtim për hapjen e negociatave për të cilën do të vendoset në fund të shtatorit.
“Në fund të shtatorit, Bundestag do të vendosë nëse Kancelarja Angela Merkel mund të bien dakord për pranimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë në samitin e BE në mesin e tetorit. Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009, dhe mbështet pranimin e shtetit të Ballkanit në Bashkimin Evropian”
“Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009, dhe mbështet pranimin e shtetit të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Gjatë Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Poznan, më 5 korrik 2019, Kancelarja pranoi se pavarësisht vazhdimit të vështirësive politike, kishte përparim të rëndësishëm në të gjithë rajonin”-shkruhet në faqen zyrtare.
Kushtet
Nderkohe mediet gjermane, të cilat kanë parë nga afër draftvendimin që deputetët e Bundestagut do të votojnë më 27 shtator, raportojnë se kushte paraprake do të jenë reforma zgjedhore dhe funksionimi në tërësi i sistemit të drejtësisë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!