Drejtori Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani, i arrestuar të shtunën për llogari të autoriteteve spanjolle do të qëndrojë në burg.
Gjykata e Kurbinit pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi të caktojë masën e sigurisë arrest me burg, për 40 ditë për drejtorin e Ujësjellësit për t’i dhënë mundësi autoriteteve që të kryejnë procedurat e ekstradimit drejt Spanjës.
Prodani u arrestua në qytetin e Laçit pasi që prej vitit 2013 ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle si i përfshirë në grabitje me dhunë të banesave.
Një nga vilat që dyshohet se Prodani bashkë me persona të tjerë të kenë grabitur është ajo e yllit të Real Madrid, sulmuesit Karim Benzema.
Urdhër-arresti ndërkombëtar për vjedhjen e dhjetëra vilave në Spanjë, nuk e pengoi 41-vjeçarin të ulej në zyrat shtetërore dhe të mbante prej vitesh detyrën e drejtorit.
Në Mars të këtij viti hyri në fuqi marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës dhe Prodani do të jetë nga të parët shqiptarë që do i dorëzohet autoriteteve spanjolle.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!