Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur në Komisionin e Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë për vendimin e pak javeve me pare qe shpallte ‘non grata’ ish-Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.
Kongresmeni republikan Lee Zeldin i ka kërkuar Blinken informacione te detajuara për vendimin ndaj Berishës, duke shtuar se vete ai ka bere hulumtime, por s’ka gjetur asgjë për përfshirje korruptive të Berishës.
Ndërkohë Blinken ka sqaruar se momentalisht nuk mund të ndajë asgjë me kongresmenin për këtë çështje, por nëse ai kërkon më shumë informacion mund të paraqitet në Zyrën e Legjislacionit apo në Zyrën e Zëdhënësit për Çështjet Publike.
Pjese nga biseda:
LEE ZELDIN: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha. Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?
ANTONY BLINKEN: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve dhe ata të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht
LEE ZELDIN: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?
ANTONY BLINKEN: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja që mund ta ndajmë me ju dhe me këdo që është i interesuar.
LEE ZELDIN: Kam bërë disa kërkime për përfshirje korruptive të tij dhe s’mund të gjeja asjgë.
ANTONY BLINKEN: E para, ejani në Zyrën e Legjislacionit, përpara se të dalë në medie, në mënyrë që të sigurosh informacion dhe, e dyta, eja në Zyrën e Zëdhënësit për Çështje Publike dhe ne do tentojmë që t’iu sigurojmë informacion në përputhshmëri me obligimet tona
#faxweb #faxnews #zgjohu
Follow Fax News Albania
Subscribe To Fax News on YouTube Channel HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: [ Ссылка ]
Like Fax News on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Fax News on Instagram Here: [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.faxweb.al
Ещё видео!