Prokuroria e Shkodrës beson se akti i vetëvrasjes së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të saj të mitur nuk është kryer mbi urën e Bunës, por nën të. Ky besim është krijuar nga gjetja në terren e një kukulle, që besohet se i takonte djalin 3-vjeçar të Alma Arrazit.
Kjo pistë, sipas prokurorisë shpjegon edhe faktin se përse vetëvrasja nuk ka dëshmitarë, megjithëse është kryer rreth orës 20:00 të 2 majit në pikun e qarkullimit të qytetarëve në atë zonë. Prokuroria ka çuar për analiza shkencore kukullën e gjetur, në përpjekje për të zbuluar gjurmë ADN-je që do të mbështesin këtë hipotezë.
Kukulla e gjetur shërbeu edhe si busull për polumbarët e RENEA-s se ku të orientojnë kërkimet gjatë misionit të rikuperimit të trupave të tre fëmijëve dhe Alma Arrazit.
Jatë këtij operacioni, fillimisht u gjetën trupat e pajetë të dy vajzave, më pas djali trevjeçar dhe në fund 39-vjeçarja Alma Arrazi. Tre fëmijët e tragjedisë u varrosën në Shkodër, ndërsa Alma Arrazi në vendlindjen e saj, Durrës. Ndërkohë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Erdgys Arrazin, i akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim vetëvrasjeje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Tragjedia#Shkoder
Ещё видео!