Parisi kaloi një tjetër natë në flakë, nga protestat e dhunshme që shpërthyen pas vrasjes së një minoreni me origjinë nga Afrika e Veriut që qarkullonte me makinë pa dokumente dhe që refuzoi urdhrin për të ndaluar.
Jo vetëm në Paris, por edhe në qytete të tjera të vendit, protestuesit sulmuan policinë me fishekzjarre dhe i vunë flakën qindra automjeteve nëpër rrugët ku manifestuan në natën e dytë.
Protestuesit i vunë flakën një stacioni policie në kryeqytetin francez. Flaka iu vu edhe një stacioni policie në periferi të Lilës.
Policia në gjithë vendin arrestoi 150 manifestues. Në një mbledhje të posaçme të qeverisë, presidenti francez Emanuel Makron dënoi vrasjen e 17-vjeçarit nga policia, por tha se dhuna në këto protesta nuk ishte aspak e justifikueshme.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!