DURRËS- Dosja.al ju sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi plagosja e dyfishtë në Durrës. Siç shihet në video, hyrja e pallatit ku dhe ka ndodhur sherri për vendin e parkimit është e gjitha e rrethuar me shirita, ndërsa grupi hetimor bën inspektimet e nevojshme në zonë.
Dosja.al ka mësuar se ka sherri fillimisht ka nisur fillimit mes të riut Flamur Çerma dhe fqinjit Zyber Juba për një vend parkimi makine. Ka qenë 45-vjeçari ai që fillimisht e ka goditur me sende të forta të riun dhe në konflikt e sipër e ka nxjerrë nga makina.
Në momentin që Juba ka nxjerrë më pas armën, mes tyre ka ndërhyrë edhe nëna e të riut. Kështu, 45-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri drejt Flamur Çermës, por plumbat i kanë kapur të dy. Fatmirësisht ata ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbat i kapën në këmbë. Ndërsa autori i ngjarjes, është vënë në pranga.
(f.m/dosja.al)
Ещё видео!