Udhëheqësi de fakto i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, thotë se vendi i tij është i rraskapitur nga lufta dhe nuk është një kërcënim për fqinjët apo Perëndimin.
Në një intervistë për BBC në Damask, ai bëri thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë. "Pas gjithë asaj që ka ndodhur, sanksionet duhet të hiqen sepse ato kishin në shënjestër regjimin e vjetër. Viktima dhe shtypësi nuk duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë," thotë ai. Sharaa udhëhoqi ofensivën e rrufeshme që rrëzoi regjimin e Bashar al-Asadit më pak se dy javë më parë. Ai është udhëheqësi i Hayat Tahrir al-Sham, grupi dominues në aleancën rebele, dhe më parë njihej me emrin e tij të luftës Abu Mohammed al-Jolani. Ai tha se HTS duhet të hiqet nga lista e organizatave terroriste pasi grupi është shpallur i tillë nga OKB-ja, SHBA, BE dhe Britania e Madhe për shkak të rrënjëve të tij tek Al Kaeda nga e cila u shkëput në 2016-ën. Sharaa thotë tani se HTS nuk është një grup terrorist. Ai nuk ka shënjestruar civilë apo zona civile. Përkundrazi, grupi sipas tij, e konsideron veten viktimë të krimeve të regjimit të asadit. Al-Sharaa mohon se donte ta kthente Sirinë në një version të Afganistanit duke nënvizuar se vendet janë shumë të ndryshme. Ai thotë se beson tek edukimi i grave. "Ne kemi pasur universitete në Idlib prej më shumë se tetë vjetësh", thotë Sharaa, duke iu referuar provincës veriperëndimore të Sirisë që është kontrolluar nga rebelët që nga viti 2011.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rebelet#Siri
Ещё видео!