Presidenti serb, Aleksander Vucic thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka të drejtë kur thotë se në cdo bisedë ai kërkon krijimin e asociacionit, sepse sipas tij, ai i bindet ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve të nënshkruara. “Kurti ka të drejtë, unë jam fiksuar në një pikë pasi i bindem ligjit ndërkombëtar, kartave të OKB-së dhe marrëveshjeve të nënshkruara”, tha Vucic nga Katari ku po merr pjesë në një konferencë të organizuar nga Kombet e bashkuara. Vucic nënvizoi se ishte e sigurt se serbia do të përballej sërish me shumë presione. “Shumëkush ishte i nxehur dhe i zemëruar, shpresonte që unë të nënshkruaja dicka dhe që ata të mund të thonin se serbia ka humbur, sepse ata nuk shqetësohen kurrë për serbinë por për kolltukun e tyre. Mua më pëlqen kur ata thonë se situata është e ndryshme sot, sepse 27 vende kanë tërhequr njohjet e pavarësisë së kosovës. Ata flasin për atë që unë kam bërë e jo për atë që ata kanë bërë, sepse asnjë vend nuk ka tërhequr njohjen gjatë kohës së tyre”, shtoi Vucic. Duke u ndalur tek kërkesa e një deputeti të partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë, që brukseli të tërheqë njohjen e kosovës, ai tha se kjo nuk ishte realiste të ndodhte, por se ishte e rëndësishme që kishte edhe qëndrime të tilla racionale në Evropë. “Kjo nuk është realiste: qeveria e Olaf Scholz udhëheq bashkë me të gjelbrit dhe liberalët, por është e rëndësishme për mua që ka edhe qëndrime të tjera racionale në evropë”, tha Vucic. Ndërkohë, Vucic mohoi akuzat se Serbia po eksporton armë në Ukrainë. “Serbia nuk i dërgon armë askujt. Serbia prodhon dhe shet municione. Ne kemi shumë fabrika në industrinë e mbrojtjes në serbi. Kur prodhon municione ato përfundojnë gjithnjë në fushëbetejë ose në një zonë krize në botë. Ne nuk i kemi shitur as edhe një armë të vetme rusisë dhe as ukrainës. Ka përdorues të autorizuar në serbi dhe serbia mund të eksportojë vetëm në vende të autorizuara. Thonë se ne kemi eksportuar përmes turqisë. Duke e ditur se ka një mundësi që këto municione të mund të dërgohen në një fushëbetejë, ne theksojmë se është e pamundur të eksportojmë municionet që ne i kemi dhënë turqisë”, tha Vucic.
Pamje;AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#Kurti
Ещё видео!