Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Deputeti i PD, Luçiano Boçi e shikon debatin për dorëheqjen e kryetarit të partisë në rast humbjesh në zgjidhje si një debat të ekzagjeruar dhe shterpë.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai iu përgjigj kritikëve që kërkojnë largimin e Bashës, duke thënë se Rama nuk rrëzohet duke e gjuajtur Bashën.
Boçi: Debatet mua më duken pak të ekzagjeruara në këtë pikë sepse iniciojmë një betejë politike dhe inicimi i betejës politike ka një qëllim fundor, rrëzimin e Ramës. Rrëzimi i Ramës nuk mund të bëhet duke gjuajtur nga frëngjitë e politikës apo të Facebook-ut çdo moment Lulzim Bashën apo kryetarin e PD.
Deputeti demokrat tha se statuti është i Partisë Demokratike dhe jo i kryetrarit të PD, prandaj ai shprehet se hynë me statut të ri për të fituar zgjedhjet. Duke theksuar se dorëheqja e kreut të partisë është morale dhe jo ligjore, Boçi deklaroi se partitë nuk e kanë luksin që të zgjidhin çdo 4 vjet një kryetar.
Boçi: Statuti nuk është statuti i kryetarit të PD, por është statuti i PD. Në strategjinë politike të një forcë dhe mënyrën si qaset ajo psikologjikisht para elektoratit nuk mund të bësh një debat për humbjen. Ne hymë me statut të ri për të fituart dhe për të marrë fatet e vendit në dorë. Çështja është se dorëheqja është akt moral dhe nuk është akt ligjor dhe nuk besoj se është dhe dorëheqje dhe detyrim. Besoj se në raste rezultatesh përderisa është morale kjo ngelet në moralin e drejtuesit por mos harojmë që jemi në një proces zgjedhor një anëtar një votë për kryetarin e PD, është dhe në moralin e anëtarëve të PD që votojnë dhe secili prej tyre e gjykon shumë mirë se kush mund të jetë lideri i përshtatshëm. Partitë politike në Shqipëri nuk e kanë atë luksin që njëherë në 4 vite të zgjedhin një lider të ri. Lideri ka një rrugëtim të tij, që mund të ketë një seri suksesesh, por mund të ketë brenda tyre dhe ulje dhe ngritje dhe dështime dhe kjo është pjekje e liderit. Pra nuk mund të djegim figura duke vendosur nene absurde në një statut që ne e hartojmë për të fituar zgjedhje.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!