#albinkurti #serbia #marreveshje
Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje verbale për zbatimin e planit europian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, por mosmarrëveshjet mes të dyja palëve mbeten.
Pas afro 12 orë takimesh e negociatash të mbajtura të shtunën në Ohër dhanë dakordësinë për zbatimin sa më parë të saj, por nuk hodhën firmën në asnjë draft. Për këtë kryeministri i Kosovës Albin Kurti bën përgjegjës Beogradin.
Albin Kurti: Tani kemi arritur një marrëveshje për një aneks implementues të Marrëveshjes Themelore. Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të Marrëveshjes dhe tani edhe Aneksit. I takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme.
Por në krahun tjetër, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç doli para mediave këtë të dielë duke theksuar se vendi i tij nuk mund të detyrohej të firmosje një marrëveshje juridike me një vend që nuk njihet ndërkombëtarisht. Ai tha se ishte gati të punonte për ta zbatuar draftin, por pa shkelur ato që njihen si “vija të kuqe”, njohja e Pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në OKB.
Aleksandër Vuçiç: Askush nuk mund të vendosë nje obligim ligjor ndaj Serbisë. Ndaj ne nuk nënshkruam atë që BE-ja e quajti marrëveshje, as aneksin, por Serbia është e gatshme të punojë për zbatimin deri tek vijat e kuqe.
Vuçiç tha se në Ohër drafti u ndryshua 12 herë dhe këmbënguli se kusht i Serbisë mbetet krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Për këtë çështje në Ohër, Kosova mori përsipër që t’u japë komunave serbe të drejtën e vetëmenaxhimit, një term i ri që zëvendëson atë të asociacionit.
Arritja e dakordësisë është përshëndetur nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO që kanë kërkuar fillimin e menjëhershëm të zbatimit të saj.
Ndërsa partitë e opozitës në Kosovë e quajtën marrëveshjen një dështim të kryeministrit Kurti që sipas tyre nuk arriti të merrte njohjen reciproke nga Serbia. LDK thotë se marrëveshja është e dëmshme për Kosovën ndërsa PDK ka paralajmëruar protesta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!