Edhe pse të gjitha partitë opozitare i thanë “jo” ftesës së Ministrisë së Drejtësisë për grupet e punës që do të duhen të punojnë në hartimin e ndryshimeve kushtetuese, Kryeministri thotë se pavarësisht të gjitha rrethanave politike, ata janë të vendosur që të inicojnë procedurë në Kuvend.
“Për mua ishte e pritur se cilat parti do të marrin pjesë dhe cilat parti jo në grupin e punës të formuar nga Ministria e Drejtësisë. Procesi do të fillojë, unë thash se do të fillojë. Ky proces nuk mund të jetë peng i një personi”.
Në ditën e fundit të afatit për nominimin e përfaqësuesve në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese, partitë në pushtet bënë publike propozimet e tyre.
LSDM-ja ka nominuar Cvetanka Ivanovën, Aleanca për Shqiptarët – Remzi Mehmedin, kurse BDI-ja koordinatorin e Grupit Parlamentar, Arbër Ademin.
Në grupin e punës do të marrin pjesë edhe profesori Jeton Shasivari dhe ish-gjykatësja në Strasburg, Margarita Caca Nikolovska.
Paraprakisht, Presidenti Stevo Pendarovski, njoftoi se profesori Aleksandar Spasov do të jetë përfaqësuesi nga kabineti i tij.
Partitë opozitare, njoftuan se nuk do të marrin pjesë në grupet e punës për ndryshimin e kushtetutës. VMRO-DPMNE-ja propozon modelin kroat dhe shprehet e bindur se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare. Alternativa dhe Lidhja Demokratike gjithashtu kanë refuzuar të nominojnë përfaqësuesit.
Grupi i punës, duhet ta përpilojë draft-tekstin, pas çka do të organizohet debati i gjerë publik. Për hapjen e Kushtetutës, në Kuvend të domosdoshme janë 80 vota të deputetëve.
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se nesër do ta bëjë publike përbërjen e grupit të punës për ndryshime kushtetuese. Afati i dhënë për institucionet dhe partitë politike që të caktojnë përfaqësuesit e tyre skadon në mesnatë.
Sipas informatave të fundit, grupi i punës duhet të ketë 6 ose 8 ekspertë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!