TIRANE - Një ditë pas mbërritjes së tre personave të tjerë nga Gjirokastra të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen e Lazaratit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg për Klodian Selimin, Dervish Gabën dhe Elvis Boci, pasi dyshohen si pjesë e grupit të zjarrit të përfshirë në ngjarjen e Lazaratit.
Të tre personat janë kapur nga policia dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Lazarat dhe janë arrestuar të shtunën në orët e para të mëngjesit me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
“Gjykata vendosi arrest me burg megjithese ndaj tij nuk kishte dyshim te arsyeshem te bazuar ne prova. Elvis Boci nuk ka lidhje me akuzat, qendrimi i tij është mohues, ka qene ne banesen e tij me nenen edhe ne kohen e ngjarjes edhe kur ëeshte shoqeruar ne do te kerkojme ekspertimet mjeko ligjore”- tha avokati i Elvis Bocit.
Ndërkaq bëhet e ditur se nesër do të dalin para masës së sigurisë dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko.
Në një deklaratë të parë për mediat të dielën, para nisjes së procesit të mbetur pezull të marrjes në pyetje të vëllezërve, avokati Fana tha se ka pasur kontakte me familjen Aliko dhe se prej tyre ka mësuar pretendimet e vëllezërve për këtë ngjarje, ku zbuloi nder te tjera se dy te rintje jane me agjerim.
Gjatë së dielës Arbjoni 20 vjeç dhe vëllai i tij 18-vjeçar Albani, duhej të pyeteshin nga hetuesit për versionin e tyre në lidhje me sulmin e armatosur ndaj policisë mëngjesin e 24 qershorit si dhe për aktivitetin e tyre kriminal përpara kësaj ngjarje për të cilat kërkoheshin. Por sipas avokatit Fana, gjendja e tyre tejet e rënduar psikologjike e ka bërë të pamundur këtë proces dhe se dëshmitë e tyre do të merren në një moment të dytë.
Ещё видео!