TIRANË - Ministri i Brendshëm Tahiri u ka shprehur kurajo forcave të policisë që janë duke marrë pjesë në aksionin anti-kanabis në zonën e Dukagjinit. Ai ka paralajmëruar se do të dalin para përgjegjësisë penale të gjithë ata persona që kanë qëlluar ndaj policisë dhe kanë ushtruar aktivitet kriminal.
"Nuk është ekzagjerim po të themi që e gjetëm që e gjetëm Shqipërinë pëllëmbë me drogë, por në më pak se një vit e zhdukëm nga harta e zezë duek dëshmuar bashkë me partnerët vullnetin tonë për të luftuar pa kompromis krimin dhe trafikun e lëndëve narkotike."-tha Tahiri duke theksuar se duhet të kemi nën kontroll të gjithë territorin.
Gjithashtu Tahiri ka bërë të ditur se në vijimësi bashkë me prokurorinë do të zgjerojnë shkallën e hetimit dhe do shkojmë te sekuestrimi i aseteve kriminale të ngritura nga bosët e drogës
Deklarata e Tahirit është bërë gjatë takimit me drejtuesit e policisë në 12 qarqet e vendit për marrjen e masave kundër ndërtimeve pa leje. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Rama.
Ещё видео!