[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
2017-ta ka nisur me temperatura te ulëta ne te gjithë vendin, ndërsa veriu e verilindja janë mbuluar nga dëbora. Reshjet reshjet e dendura kane filluar gjate natës duke shkaktuar probleme, jo vetëm ne qarkullimin rrugor. Trashësia e dëborës ne disa vende arrin deri ne 50 cm, ndërsa temperaturat deri ne minus 20 grade. Mbrëmjen e se martës i gjithë qarku Dibër është përfshire nga dëbore. Prefekti Halit Palamani i kontaktuar nga Vizion Plus tha se rrugët nacionale janë të hapura. Burrel-Bulqize-Peshkopi, kalimi ne ketë aks behet pa problem ndërsa këshillohet mbajtja e zinxhirëve. Ne shume zona te qarku ka prani te madhe akulli dhe ngricash, ndërsa mjete e emergjencave civile po hedhin skorie dhe kripe. Problem mbeten rrugët rurale disa prej te cilave janë te pakalueshme. Bashkia ka nisur punën per zhbllokimin e tyre. Trashësia e dëborës në Dibër varion nga 15 deri në 30 cm. Reshjet vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, megjithëse me intensitet më të ulët. Ne qarkun Shkodër situata paraqitet edhe me problematike, pasi ne shume akse rrugore udhëtimi behet me vështirësi. Konkretisht, ne Qafe Mali, Theth, Vermosh etj trashësia e dëborës ne këto zona arrin nga 20 deri ne 50 cm. Kreu i emergjencave ne prefekture Pëllumb Dani, thotë se situata është nen kontroll dhe se nuk ka akse nacionale te bllokuara. Ndërsa puna vijon per pastrimin e rrugëve, pasi parashikohet qe ditët ne vazhdim do te jene edhe me problematike. Sinopktikanet kane njoftuar se reshjet do jene me intensitet edhe me te madh veçanërisht ne fundjave. Ne qarkun Kukës strukturat e policisë, emergjencave civile si dhe autoritete rrugor janë ne gatishmëri, si dhe kane angazhuar forca dhe mjete per te lehtësuar kalimin ne akset rrugore. Aktualisht, situata e qarkullimit në të gjitha rrugët nacionale sipas ARRSH për Veriun është stabilizuar dhe ato janë të kalueshme. Ndërkohë që ne disa fshatra ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Sipas sinoptikaneve temperaturat deri ne -20 gradë, nuk janë shënuar prej kohësh në Qarkun e Kukësit.
Ещё видео!