Në orën 9:40 kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. Ai është pritur nga shumë simpatizantë, ndërsa në një prononcim për mediat ka thënë se rrethimi i parlamentit me gjemba dhe largimi i kryeministrit Edi Rama nga Tirana e kanë bërë që tani të suksesshme protestën. Basha tha se sot është një ditë historike, pasi mandatet i kthehen popullit.
“Ky është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët në Ministrinë e Brendshme. Ne e dimë që Policia e Shtetit përbëhet nga burra dhe gra të keqpaguar, paguajnë rryshfete të majme për të mbajtur vendet e punës. Sot është një ditë historike, dita e parë kur mandatet i kthehen popullit. Sot parlamenti ka rënë, Edi Rama është arratisur nga Tirana. Edhe pa ardhur masa popullore, protesta duket qartë se ia ka arritur qëllimit. Parlamenti në mënyrë anti-ligjore ka mbyllur dyert. Qeveria për sot është larguar. Ne përmes bashkimit qytetar do të bëjmë të mundur, që mbyllja e parlamentit, rrethimi me gjemba ushtarakë, dhe largimi i Edi Ramës të bëhet një gjë e përhershme”, u shpreh Basha.
Ещё видео!