Hapja e dosjeve të komunizmit dhe të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit për të mos qenë më sekrete, Kryeministri Edi Rama theksoi se do të zbulojë të vërtetën për disa personalitete të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të atij regjimi.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, Rama vlerësoi se e keqja më e madhe e komunizmit është “pjella komuniste anti-komuniste”.
“Komunizmi ka bërë shumë të këqija por një nga të këqijat më të mëdha e ka bërë pas vdekjes duke pjellë komunistët anti-komunistë.
Duke dëgjuar disa parafolës që flisnin sikur sapo kishin dalë nga ndonjë kamp internimi, m’u kujtua At Zef Pllumi, që më tha ‘ndonjëherë do të dish kush ka bashkëpunuar më shumë me ta? Dëgjo se kush ulëret më shumë kundër tyre’.
Dhe kjo është tmerrësisht e vërtetë. Mjafton të marrësh ulëritësin nr.1 sepse nuk do që këtu të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK dhe të kujtosh sa shumë ka folur me ulërima kundër komunizmit duke pasur 8 vjet rresht mundësinë për të hapur dosjet dhe nuk e bëri. Ai lustracioni nuk është asgjë tjetër përveç se një truk për të mos i hapur kurrë dosjet sepse është akt barbarie anti-kushtetuese dhe anti-europiane që është rrëzuar kohë përpara se sa ta tentonte pjella anti-komuniste e komunizmit, domethënë partia e lavdishme demokratike nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut. Ai lustracion është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën shoqëruar me thikën m’u në KiE dorë për dore me delegacionin rus për të votuar atë rezolutën e tmerrshme.
Ai lustracioni është fiks si kjo pamja këtu në sallë. Ku janë ata në emër të të cilëve flet me sofizmin e lavdërueshëm që të bardhën e bën të zezë dhe të zezën të bardhë dhe u fut në mes ca norma dhe parime të një avokati të spikatur. Ku e ke non gratën? Pse nuk vjen këtu ta votojë heqjen e nenit nr.4 dhe t’i hapi rrugën hapjes së dosjeve të cilat janë dosje personash me rëndësi që nuk hapen dot sepse siç thotë edhe Autoriteti i Dosjeve, se ju që ulërinit më shumë i mbanit mbyllur dosjet. Dosjet janë hapur që në 2015, ka vetëm një kategori dosjesh të pahapura që janë disa figura të rëndësishme të shtetit që rezultojnë në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Shtetasi I.M. me të cilin jeni futur në rubla çorba, dëshiron ta dish? Se mbase nuk është ai. Pse të shkojmë në Gjykatë të Lartë por heqim këtë nenin. Pse mos ta hapim? Ka që në 2015 që të gjithë pa përjashtim viktimat e persekutimit komunist kanë të drejtën të shkojnë të bëjnë kërkesën dhe të marrin dosjen e tyre. Por dhe aty ka një kufizim që e heqim sot me propozim të bërë jo nga ne, për të deklasifikuar sekretet shtetërore të kohës së komunizmit. Pse nuk vjen këtu partia e liries që të votojmë? Sepse është pikërisht ajo parti bashkë me atë parti që nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve, që nuk e kanë dashur hedhjen dritë mbi të gjitha dosjet sepse kanë dashur që hijet të vazhdojnë të vijnë vërdallë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!