Tirana është vatra më e nxehtë e koronavirusit në Shqipëri. 21 raste të reja konfirmuar 24 orët e fundit janë të kryeqytet. Pas call-center-it Covid 19 ka hyrë dhe në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” ku të mërkurën u zbuluan 13 të infektuar, mjekë, infermierë dhe pacientë.
Një tjetër vatër e koronavirusit zbulohet në Tiranë pas asaj të Call Centerit në periferi të kryqytetit konfirmuar një ditë me parë nga Ministria e Shëndetësisë.
Spitali i Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku të mërkurën u konfirmuan 13 persona të infektuar.
ABC News ka mësuar se bëhet fjalë për dy mjeke, pesë infermirë dhe gjashtë pacientë. Autoritetet Shëndetësore deklarojnë se ata janë infektuar nga një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë infermieria virusin e ka marrë jashtë spitalit.
9 prej të prekurve nuk kanë shfaqur shenja klinike të Covid 19 dhe janë të izoluar në shtëpi ndërsa 4 persona të tjerë po trajtohen në spitalin Infektiv.
22 kampionë nga 262 teste të kryera në 24 orë janë marrë në QSUT.
Të mërkurën në Tiranë pozitiv për koronavirus kanë rezultuar dhe tetë persona të tjerë. Virusi është përhapur dhe në komunitet ndërsa epidemiologët po hetojnë për mënyrën sesi mund të kenë marrë atë disa prej të infektuarve të rinj në kryeqytet. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë asnjë prej rasteve nuk është identifikuar në Call –Centerin e kthyer në burim të infeksionit ditë më parë.
Me 21 rastet e reja të konfirmuara këtë të mërkurë kryeqyteti mbetet vatra kryesore e Covid 19 në Shqipëri me gati gjysmën e të infektuarve aktiv. Ndiqet nga Durrësi, Kruja dhe Shkodra. 24 orët e fundit qyteteve të tjera nuk I është shtuar asnjë i prekur.
Në raportimin e Ministrisë së Shëndetësisë theksohet rritja e numrit të të semurëve në spitalin Infektiv ku po trajtohen 25 pacientë ndërsa shifra dhe gjendja shëndetësore e atyre që po mbahen në terapi intensive mbetet e qendrueshme. Ndërkohë nga 1050 persona të prekur nga koronavirusi që nga fillimi I marsit 812 janë shëruar.
Ещё видео!