Një kriminel serb i dyshuar për krime lufte, i cili kaloi 16 vjet në arrati, është zbuluar nga policia irlandeze dhe është dorëzuar te autoritetet kroate.
Bëhet fjalë për Vojislav Buzakoviç, një ish anëtar i milicisë pro-serbe, i cili ishte shpallur në kërkim nga Kroacia që prej vitit 2007 dhe gjatë 15 viteve kishte jetuar në arrati.
Buzakoviç është akuzuar për abuzijm me civilët kroatë gjatë luftës ndaj ish-Jugosllavisë në periudhën mes viteve 1991-1992.
Krimineli i luftës doli para Shërbimit Gjyqësor Irlandez, ku pranoi dëbimin dhe më pas u dorëzua te autoritetet kroate, si zbatim i një urdhër-arresti të lëshuar prej tyre.
Serbi ishte përfshirë në një grindje me oficerët e policisë në Dublin dhe gjatë verifikimit, ishte vënë re se ndaj tij ekzistonte një urdhër-arresti, teksa tashmë Buzakoviç është dërguar në Kroaci, ku do të përballet me gjyqinnë qytetin lindor të Osijekut.
Në vitin 2007, Buzakoviç u akuzua në mungesë nga prokurorët kroatë se ishte pjesë e një grupi paraushtarak besnik ndaj Republikës së Krahinës Serbe - një shtet i vetëshpallur të cilin rebelët serbë e kishin shpërndarë në një territor që arrinte në rreth një të katërtën e Kroacisë.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbi#Vojislav
Ещё видео!