Gjykata Kushtetuese ka dhënë këtë të hënë vendimin për mandatin e deputetes për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Trupa gjykuese me shumicë votash ka pranuar kërkesën e deputetëve të PD-së që përfaqësohen nga Enkelejd Alibeaj, në të cilën përcaktohet se është Kuvendi që duhet të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe jo deputetë të veçantë.
Në këtë mënyrë është rrëzuar kërkesa e deputetëve të grupimit të Sali Berishës, të cilët e tejkaluan këtë hallkë; pra Kuvendin.
Brenda së njëjtës seancë, Kushtetuesja ka marrë në shqyrtim të dyja paditë për ministren Xhaçka. Agron Shehaj, si deputet nismëtar me firmat e disa deputetëve të tjera ka argumentuar në kërkesën për Gjykatën Kushtetuese se mandati i deputetes së Partisë Socialiste Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti. Prandaj, sipas tyre, Gjykata Kushtetuese duhet te vendoste për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e Shehajt dhe 1/5 së deputetëve të Kuvendit dhe e vlerësoi atë në shkelje të Kushtetutës, ndërsa riktheu në kuvend kërkesën tjetër por për ministren Xhaçka.
Për kërkesën e dytë, që lidhet me konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, gjykimi i çështjes duhet të pushohet, pasi për këtë do të duhet të shprehet më parë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë – thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Xhaçka#TopChannel
Ещё видео!