Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Politikanët, deputetët dhe shtetarët që nuk deklarojnë pasurinë e tyre dënohen me gjobë deri në 1 milion lekë. Ky është kushti i vendosur në ligjin për deklarimin e pasurive për të gjithë njerëzit me pushtet. Dje në parlament është paraqitur raporti i komisionit të deklarimeve, ku 20 deputetë nuk kanë pranuar të tregojnë kapitalet e tyre. Sot ky komision ka nisur shqyrtimin për masat ndaj këtyre deputetëve, sipas ligjit ekzistues të hartuar dhe miratuar në vitin 1995.
Sipas këtij ligji vetëm për mos paraqitjen në kohën e duhur të deklaratës dënohen me 10-50 mijë lekë, ndërsa nëse verifikohen se ekzistojnë burime fitime të paligjshme pasuria konfiskohet dhe kalon në dobi të shtetit. Megjithatë deri tani asnjë politikan, shtetar apo deputet nuk është prekur nga sanksionet e këtij ligji. Duke pyetur qytetarët ata mendojnë se politikanët kanë shumë para dhe nuk e deklarojnë pasurinë sinqerisht./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego
Ещё видео!