Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka ngritur së fundmi alarmim për rrezikun që sipas tij po i kanoset Balkanit Perëndimor nga politika destabilizuese të Serbisë.
Sipas Kamberit, presidenti serb Aleksandër Vuçic vazhdon politikën e tij të piromanit dhe zjarrfikësit njëkohësisht.
Kreu serb sipas deputetit të Luginës së Preshevës, në njërën anë frymëzon shpërbërjen e Bonjës nëpëmjet njerëzve tij në Banja Luka, ndërsa në anën tjetër paraqitet si paqeruajtës.
Sipas Kamberit, tensionet që janë parë në Bosnje dhe Herzegovinë e Sanxhak kanë një qendër inspiruese: Beogradin dhe kanë një emër politik përbashkues: Aleksandër Vuçiqin.
Deputeti shqiptar thotë se presidenti Vuçic po instrumentalizon ultranacionalizmin serb dhe grupet e së djathtës ekstreme për të krijuar destabilitet në Balkan dhe për t’u pozicionuar më pas si faktor i pashmangshëm stabiliteti, në dobi të ruajtjes dhe zhvillimit të pushtetit të tij autocrat.
“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet t’a tolerojnë këtë politikë. Presidenti Vuçic po vërteton çdo ditë e më shumë se nuk është as faktor stabiliteti, as pro-evropian dhe as i djathtë liberal-konservator.”, thekson Kamberi në një postim në rrjetet sociale.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vucic#Bosnje#TopChannel
Ещё видео!