Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk, Rexhep Taip Erdogan do të takohen të martën në Teheran për të diskutuar mbi eksportin e grurit ukrainas.
Rusia, Ukraina, Turqia dhe Kombet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje gjatë kësaj jave, e cila synon rifillimin e dërgesave detare të grurit nga Ukraina përmes Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas vendimit të Rusisë për të dërguar forcat e saj të armatosura në Ukrainë, në muajin shkurt.
Putinit dhe Erdoganit do t’i bashkohet të martën edhe presidenti iranian Ebrahim Raisi për të diskutuar krizën në Siri, ku të tri shtetet janë të përfshira në operacione ushtarake.
Çështja e dërgesave të grurit ukrainas do të diskutohet me presidentin Erdogan...Ne jemi gati të vazhdojmë të punojmë për arritjen e një marrëveshjeje”, tha të hënën Yuriy Ushakov, këshilltar i politikave të jashtme të Rusisë.
Portet ukrainase që ndodhen në Detin e Zi, që përbënin rrugët kryesore të eksporteve bujqësore të vendit, janë bllokuar që nga nisja e pushtimit rus. Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë furnizues kryesore të drithërave në tregjet botërore. Rusia është gjithashtu edhe një prej eksportuesve më të mëdhenj të plehrave kimike, ndërsa Ukraina është një prej prodhuesve kryesorë të vajit të misrit dhe atij të lulediellit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Erdogan#Putin#TopChannel
Ещё видео!