Objekti është mbushur me mbeturina dhe është dëmtuar, zhduket fondi i librave Nuk është një vend grumbullimi mbeturinash. Kjo është shtëpia muze e kolosit të letrave, Dritëro Agolli.
Dyert dhe dritaret janë hequr. Tavanet po rrëzohen nga amortizimi. Fondi i librave është zhdukur. Gjithcka që kishte muzeu që u ngrit dy dekada më parë në zyrat e ish kooperativës në Menkulas u vodh dhe dëmtua duke zhdukur kujtimet e objektet që e lidhnin shkrimtarin e madh me vendlindjen e tij.
“U shkatërrua komplet, u hoqën të gjitha dhe pastaj u kthye në magazinë”. “E kanë prishur fëmijët, i kanë thyer xhamat, i kanë marrë divanet, ca i morën literaturën dhe e prishën”.
Objekti do t’i nënshtrohet rikonstruksionit dhe sipas bashkisë së Devollit ky proces pritet të mbyllet pas një viti. Ndërkohë për ditëlindjen e 90-të të Agollit pushteti vendor u mjaftua vetëm me një aktivitet rutinë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!