3 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim nga SPAK, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.
Operacioni u finalizua dhe u zhvillua në Tiranë dhe Tropojë ku nga kontrollet e ushtruara u zbulua një arsenal armësh, që dyshohet se do trafikohej drejt Anglisë.
Bëhet fjalë për 24 pistoleta dhe 1 armë zjarri kallashnikov, që shihni dhe në këto pamje.
3 të arrestuarit u kapën në Tiranë, ndërsa 3 të tjerët sipas policisë fshihen në Britaninë e Madhe.
Hetimi për goditjen e këtij grupi nisi në Prill të vitit 2023 kur Policia e Durrësit, kapi një arsenal armësh në port, që do trafikoheshin drejt Mbretërisë së Bashkuar, me një furgon me targa angleze, drejtuesi i të cilit u arrestua.
Për aktivitetin kriminal të këtij grupi vijojnë verifikimet me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e armëve në rrugë tokësore nga Shqipëria drejt Anglisë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!