I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë në një séance dëgjimore, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të japë një subvencion prej 1 milion eurosh për rimëkëmbjen e sektorit të transportit publik, por kërkoi që e njëjta gjë të bëhet edhe për subvencionimin e kategorive të veçanta, siç janë studentët dhe personat me aftësi të kufizuar.
“Kemi kërkuar që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme, afatgjatë për transportin publik. E kuptoj se është e vështirë heqja e TVSH-së, por ka mënyra të tjera. Subvencionimi mund të jetë një mënyrë. Vetë Bashkia e Tiranës ka vënë 1 milion euro në dispozicion për transportin. I kemi kërkuar qeverisë që, ose në Akt Normativ, ose në buxhet, të vendoset një subvencion për transportin publik, sidomos për qytetin e Tiranës, që transporton një pjesë të madhe të komuniteteve, që s’janë as rezidentë. Edhe Ministria e Arsimit duhet të japë subvencionin e vet për studentët, është pjesë e Paktit për Universitetit. E njëjta gjë vlen edhe për Personat me Aftësi të Kufizuara,”
Në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonominë Vendore, Veliaj kërkoi para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, që fondi i emergjencave civile, i cili i ka kaluar pushtetit vendor, të ndahet jo në mënyrë proporcionale, pasi bashki të ndryshme përballen me fatkeqësi të ndryshme.
“Për emergjencat morëm dje një përgjigje pozitive. Qeveria ka vendosur që 4%-shin e emergjencave civile t’ia kalojë pushtetit vendor. Në fund të ditës, është bashkia që çon zjarrfikëset, është bashkia që hap dhe pastron kanalizimet për përmbytjet. Pra, mban barrën më të madhe të këtyre situatave. Ajo që kërkojmë është që të bëhet një vlerësim risku dhe të ndahet sipas frekuencës së fatkeqësive natyrore, jo në mënyrë proporcionale,”
Veliaj ngriti shqetësimin e borxheve të prapambetura, sidomos të ish-komunave që iu janë faturuar bashkive pas ndarjes së re territoriale.
Sa i takon situatës të mbetjeve, Veliaj tha se në Tiranë situata ndryshon si dita me natën, por në qytetet bregdetare tha ai duhet një zgjidhje për sezonin veror ku për shkak të turizmit rritet dhe konsumi.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ErjonVeliaj#TopChannel
Ещё видео!