SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Kosova dhe Serbia kanë konsultuar në heshtje planin franko gjerman për normalizimin e marrëdhënieve dhe sipas Përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Europian, JosepBorrell, të dyja palët kanë dorëzuar komentet e tyre për këtë plan.
“Me përfaqësuesin tim të posaçëm, Mirosllav Lajçak, ua kemi prezantuar planin të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ato të kapërcejnë krizat e përhershme. Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët. Jemi duke i studiuar dhe mendoj se është një çast duhet të shfrytëzohet për të arritur normalizimin”, tha Josep Borrell, shef i politikës së jashtme të BE-së
Borrell po ashtu falënderoi Gjermaninë dhe Francën për mbështetjen në zhvillimin e këtij plani.
Plani franko-gjerman u diskutua në Berlin më 3 nëntor nga kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian, UrsulavonderLeyen. Kjo e fundit konfirmoi se plani tani është i “integruar në procesin e dialogut”.
Megjithatë, për planin franko-gjerman nuk ka informacione të shumta. Ekzistenca e tij është konfirmuar si nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ashtu edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Franca dhe Gjermania propozojnë që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara, në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë të Serbisë në BE.
Plani parashikon ndërkaq njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.
Klan News
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!