Dy persona kanë gjetur vdekjen në një banesë në kryeqytet pasditen e sotme pasi janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Marije Kraja” në Tiranë, rreth orës 17:20 ku kanë humbur jetën Altin Maksuti 47 vjeç dhe një afërm i tij i shtetasi Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç.
Altin Maksuti jetonte prej kohësh në Greqi, por ditët e fundit ishte kthyer në Shqipëri për të bërë disa punime në banesën e tij.
Kanë qenë familjarët e tij që kanë bërë denoncim pasi 47 vjeçari nuk përgjigjej në telefon.
Pasi kanë shkuar në banesë dhe kanë hapur derën i kanë gjetur të dy të pajetë me ngrohësen e gazit të ndezur. Dyshohet se kanë qenë në gjumë të dy dhe e kanë harruar ndezur.
Policia bën me dije se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
Ещё видео!