Rreziku që të shpërthejë një konflikt i ri mes Kosovës dhe serbisë është shumë i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, vecanërisht pasi bota pa se cfarë bëri rusia me Ukrainën. Kështu shprehet kryeministri kosovar, Albin Kurti, në një intervistë për të përditshmen italiane La Republica e cila nxjerr në pah mbi të gjitha mënyrën e drejtpërdrejtë me të cilën ai flet. Në tryezën e zyrës së tij, shkruan gazeta italiane, ai ka një dosje që dokumenton dorën e zgjatur të Moskës në Beograd dhe tek serbët e veriut të kosovës. I pyetur se sa i lartë është rreziku i një konflikti të ri, Kurti thotë:
“Nuk dua të them shumë i lartë, edhe sepse këtu kemi një kontigjent të NATO-s, por pa diskutim është i lartë. Ne jemi një demokraci që kufizohet me një autokraci. Para pushtimit të Ukrainës, mundësitë ishin të pakëta, tani situata ka ndryshuar. Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të pansllavizmit, që kremlini ka, ishte Ukraina. Nëse do të kemi edhe një episod të dytë, psh në transdniestri, atëherë mundësitë që një luftë e tretë të shpërthejë në ballkanin perëndimor e vecanërisht në kosovë, janë të mëdha
Por cfarë provash ka ai për të mbështetur pretendimet se Moska komandon Beogradin në raport me Kosovën.
25 nëntorin e kaluar presidenti serb Vucic ishte në Sochi: Ai ishte takimi i 19 me Putinin në 10 vite, mesatarisht pra ata takohen dy herë në vit. Nuk është normale kjo për liderë qeverish e shtetesh. Në atë rast madje Vucic edhe tha: Kemi folur për standartet e dyfishta dhe për hipokrizitë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Putin është i vetëdijshëm. Unë i kam treguar veriun e Kosovës në hartë”
Sidoqoftë, fakti që serbia është në orbitën ruse nuk është dicka e re. Por kurti sqaron se në shtator të 2021, në vazhdë të reciprocitetit të targave, serbia ngriti në fluturim avionët Mig 29 përgjatë kufirit. Atje madje nxitoi të shkonte edhe ambasadori rus dhe ministri serb i mbrojtjes. E për më tepër, një qendër e ashtuquajtur humanitare rusi-Serbi është ndërtuar në 2012 vetëm 160 km larg nga zyra e Kurtit ndërsa 151 nga 250 deputetë të parlamentit serb janë pjesë e grupit të miqësisë me rusinë. Kurti tregon edhe se vitin e kaluar serbia dhe rusia planifikuan 91 stërvitje ushtarake të përbashkëta dhe zhvilluan 104 të tilla. Dy më të rëndësishmet i quajtën Mburoja sllave dhe vllazëria sllave. Ndërsa nga gushti i vitit 2001, serbia ka ngritur rreth kosovës 48 baza operative të avancuara, 28 të ushtrisë dhe 20 të xhandarmarisë. Për kryeministrin kosovar, zgjidhja e vetme është Kosova në NATO. Kjo –thotë kurti – do të kontribuonte për një paqe afatgjatë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosova#Tensionet#TopChannel
Ещё видео!