Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Drejtuesit e taksive 4+1 kanë protestuar kundër konkurrencës së pandershme. Drejtuesit e taksive, thonë se prej vitesh nuk ndërhyhet ndaj mjeteve të palicensuara, që sipas tyre policia bashkiake e di ku e kanë vendndodhjen. Ata thonë se do i drejtohen dhe Kryeministrit për këtë problem.
Konkurenca e pandershme e shërbimit taksi 4+1, nxori në protestë taksistët shkodranë.
Pasi i janë drejtuar Bashkisë, Drejtorisë së policisë, Tatimeve dhe çdo institucioni tjetër, ata thonë se si masë të fundit do parkojnë automjetet në qendër të Shkodrës, e do t’i shkruajnë kryeministrit Rama për këtë problem.
Sipas drejtuesve të taksive 4+1, nga tregu informal ata nuk po arrijnë të sigurojnë as të ardhura minimale për familjet.
Taksistët kërkojnë lufte kundër informalitetit dhe në mënyrë të veçantë heqjen nga qarkullimi te mjeteve te palicensuara.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!