Lajme Arkiva 2009
Lideri i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi disa takime me përkrahës të kësaj force në njësinë bashkiake nr.2 në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij Meta tha se programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim bazohet tërësisht në punësimin e qytetarëve.
Ilir Meta: “Ne kemi një program shumë të qartë, i cili bazohet nga fillimi deri në fund tek punësimi, sepse në fund të fundit alternativa e cila vërtet të jep siguri, begati dhe integrim për shqiptarët është vetëm alternativa e punësimit, pra e krijimit të mundësive”.
Gjatë takimit me banorët Meta prezantoi dhe kandidatin për deputet të kësaj njësie ish rektorin e Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!