[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ashtu sic ishte parashikuar Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nisi sot serine e takimeve me lideret politike për të diskutuar situatën pas rrëzimit të qeverisë në kuvend. Kryeministri ne detyre albin kurti ishte i pari I cili u takua me Thacin. Por perpara takimit, përmes një letre ai i bëri të qartë presidentit se do të bisedonin vetëm per shperberjen e parlamentit. Pas takimit ne presidence,sipas kryeministrit ne detyre opsioni I vetem jane zgjedhjet e reja.ALBIN KURTIKRYEMINISTER NE DETYRE Përpjekjeve të presidentit që ne të flasim për qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tone, që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82. 2 të Kushtetutës, që thotë se pas mocionit të mosbesimit ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja. Ndersa kreu I LDK, isa Mustafa pas takimit me kreun e shtetit u shpreh se partia qe ai drejton nuk deshiron zgjedhje te reja. ISA MUSTAFAKRYETAR LDK si LDK vlerësojmë se nuk është koha që të shkohet në zgjedhje për shkak të situatës me koronavirus, dhe poashtu jemi të bindur se edhe zgjedhjet në këtë periudhë nuk do të na sillnin në një situatë tjetër jashtë asaj që sot jemi duke marrë pjesë vullnetin politik të subjekteve që hyjnë dhe dalin në zgjedhje. Jemi për atë që të bëhet një qeveri e re.Presidenti Thaçi beri te ditur se ne mes te situates se pandemise veprimet te cilat do të merren do të jenë në përputhje me Kushtetutën. Por ai permendi vetëm themelimin e institucioneve të reja dhe jo zgjedhjet.HASHIM THACIPRESIDENT I KOSOVESSot si president duke respektuar kushtetutën mandatin tim, pas mocionit të mosbesimit jam detyruar që të filloj konsultat me partitë politike për hapat e mëtejeshëm në funksionimin e institucioneve të Kosovës, apo themelimin e institucioneve të reja.Edhe kreu I partise opozitare PDK Kadri Veseli mbeshtet propozimin për krijimin e një qeverie të re. Sipas tij, është hipokrizi që në këtë kohë pandemie të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të rrezikohen qytetarët.Kreu i shtetit do te vijoje takimet edhe me subjektet e tjera politike, por deri me tani nuk eshte diskutuar asnje emer i cili mund te pasoje albin kurtin.
Ещё видео!