2. 4 vite burg vendosi Gjykata e Posacme antikorrupsion për Leonard Palushin, ish shefin e krimeve të policisë Elbasan, i cili u shpall fajor për korrupsion pasiv.
Në seancën gjyqsore, Palushi kërkoi pafajësi dhe u shpreh se i ka shërbyer me nder vendit, si punonjës police.
Por pavarësisht këmbënguljes së tij, me argumentin që ka punuar me ndershmëri, SPAK ka prova dhe dëshmi, nga të cilat ish shefi i krimeve rezulton i fajshëm, ndaj kërkoi dënimin e tij. Provat mbështeten edhe në gjetjen e pistoletës në vendin e ngjarjes.
Palushi coi hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit në një tjetër drejtim, për të ndihmuar Erjon Alibejn.
Ngjarja ndodhi në muajin korrik të vitit 2020, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, në Elbasan, në kohën kur Palushi ishte efektiv në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, ku ushtronte detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve.
Hetimet e SPAK treguan se ish komisari në datën 23 qershor të vitit 2020, mori nga Erjon Alibej një përfitim të parregullt automjet tip “Mercedes Benz”.
Palushi, duke qënë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, kreu veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vertetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës, nje shtetas të njohur të tij.
Ai gjithashtu ka bërë takime të rregullta me Erjon Alibejn, duke i dhënë atij informacione, në shkelje kjo me detyrën e tij si punonjës policie.
Ishte Palushi, ai i cili orientoi policinë për vendndodhjen e armës së krimit, të përdorur në vrasjen e Ramazanit. Ai informoi policinë se arma ndodhej tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së Alibejt të krijohej konflikt midis dy grupeve.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#LeonardPalushi#Dënimi
Ещё видео!