Krahas rikonstruksionit të mjediseve mësimore në shkollat e kryeqytetit, Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të veçantë edhe shtimit të hapësirave sportive, për të nxitur të rinjtë që të merren me aktivitete.
Rreth 1300 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” kanë terrene të reja sportive, të cilat pas mësimit mund të përdoren edhe nga komuniteti i zonës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi fushat e reja të futbollit dhe të tenisit për nxënësit e shkollës dhe falenderoi ata që kontribuuan për shtimin e ambienteve sportive në kryeqytet.
Kreu i bashkisë theksoi se ndërtimi i këtyre ambienteve i shtohen këndeve të tjera sportive që ka ndërtuar Bashkia e Tiranës.
“Ky është këndi i 12 sportiv që hapet brenda një viti në shkollat e Tiranës apo në hapësirat rekreative të qytetit. Do të kalojmë më shumë kohë me sport dhe aktivitete fizik, më pak kohë nëpër kafe, nëpër bingo e baste. Megjithatë, dua që t’i ftoj të gjithë qytetarët, që kush ka mundësi të kontribuojë”, tha ai.
Ещё видео!