Në këtë fund viti, çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë Lekësh.
Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për këtë vit. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, në një reagim të tij pas miratimit të shpërblimit, tha se Qeveria ka vlerësuar rolin e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë, nën vizionin SHQIPËRIA 2030.
Sipas ministrit Hoxha, ky shpërblim është gjithashtu një nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim, për përmirësimin më tej të standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve, duke theksuar se viti që vjen ka sfida të tjera siç janë organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike, por edhe vijimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në vend. Bëhet fjalë për mbi 8 mijë efektivë të cilët punojnë në terren dhe do shpërblehen për vështirësinë në punë.
Me mbylljen e vitit, punonjësit e policisë do të marrin edhe pagesat e prapambetura për shërbimet që kanë kryer gjatë 12 muajve. Bëhet fjalë për orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimeve dhe çdo pagesë tjetër e prapambetur ndaj efektivëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda urdhëroi departamentin për shërbimet mbështetëse për të kaluar në thesar pagesat, në të kundërt, theksoi ai, çdo vonesë do të ngarkohet me përgjegjësi.
Bëhet fjalë për 1.5 miliardë Lekë, shumë e cila ka kaluar me akt normativ që prej të premtes së javës së shkuar.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!