Lajme arkiva 2005
Kreu i mazhorancës Fatos Nano e ka vijuar turin e tij elektoral në qarkun e Elbasanit. Në fillim kryeministri ka përuruar përfundimin e rrugës Elbasani-Librazhd, një bashkëfinancim prej 17 milionë eurosh i qeverisë shqiptare dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky segment 22 kilometra i gjatë është pjesë e rëndësishme e një prej veprave madhore që përfundon së shpejti i Korridorit 8, ka thënë Nano. Ky korridor është shtylla kryesore e zhvillimit të Shqipërisë dhe të integrimit të saj në tregjet rajonale dhe evropiane ka përfunduar kryeministri.
Më pas kryetari i Partisë Socialiste është takuar me zgjedhësit e Peqinit, Dumresë, Cërrikut, Bradasheshit dhe është ndalur në qytetin e Elbasanit, ku ka paraqitur ekipin e kandidatëve socialist. Në të gjitha takimet Nano ka përsëritur kërkesën që Lëvizja Socialiste Për Integrim të bashkohet me socialistët pasi çdo votë për Ilir Metën ka thënë ai rikthen Berishën në pushtet.
Fatos Nano: “Ejani të gjithë me në për këtë të ardhme socialistë, demokratë, LSI-stë jeni më të sigurt me ne drejt Evropës.”
Nano nuk ka munguar të sulmoj edhe Berishën, të cilin është shprehur ai nuk e ndihmojnë dot sondazhet e manipuluara.
Fatos Nano: “Ky është sondazhi më i sigurt i fitores tonë të madhe. Berisha është i humbur shikojeni sa i zi është këto ditë, sa që sytë të skuqur i bien më tepër në dukje se çdo herë tjetër. Asnjë sondazh i manipuluar apo nën kërcënimin e bandave të krimit nuk mund ta fshehin Berishën... .Ai nuk mund të kërcënoj më shqiptarët. Ju jeni të pamposhtshëm. Ju jeni të vetëdijshëm prandaj do ndaheni njëzëri nga rreziku që i kanoset të ardhmes tonë të përbashkët. Ju e keni vendosur, Sali Berisha ky armik i lirisë dhe i demokracisë, i prangosjeve i integrimit, nuk do të kthehet më në pushtet. Ju keni vendosur të vazhdoni së bashku rrugën e të ardhmes, zhvillimit të qëndrueshëm edhe të harmonisë mbi të gjithë Shqipërinë. Me ne Shqipëria po zhvillohet. Ne e kemi ndryshuar atdheun tonë evropian. Ajo po transformohet po ecën në drejtimin e duhur.”
Gjatë ndalesës në Peqin, Nano ka folur për investime konkrete për fermerët dhe rritjen e nivelit të jetesës të banorëve.
Fatos Nano: “Kështu do rritet për fermerin, 40% të ardhurat e fermerëve. Do shtohen dhe institucionet për kujdesin e shëndetit publik, do shtohen personeli mjekësor dhe do përmirësohet... të gjitha shkollat.”
Edhe në Bradeshes kreu i mazhorancës ka përsëritur se alternativa socialiste është më e mira për të ardhmen integruese të vendit.
Fatos Nano: “Banka Agrare ose Rurale që nis nga puna në fillim të vitit 2006 do të japi kredi të buta deri 10 mijë dollarë për fermat.”
Ndërsa në Cërrik ku kandidon zëvendëskryeministri Namik Dokle, Nano është shprehur se është ndjerë mirë nga ndryshimet që kanë ndodhur në këtë zonë.
Fatos Nano: “ Shijova më shumë se çdo herë tjetër Cërrikun tonë këtë herë, dhe sistemin e rrugëve, të trotuareve, rikonstruksion të Unazës, fasadat e reja të pallateve dhe gjimnazin modern të këtij qyteti evropian.”
Edhe këtu Nano ka theksuar se më tre korrik shqiptarët do ta përcjellin në shtëpi Sli Berishën dhe gjithë Shqipëria do të përjetoj paqen evropiane.
Fatos Nano: “Sali Berisha do të humbas zgjedhjet në 3 korrik dhe prandaj të gjithë si një uragan do ta përcjellim për në shtëpi që paqja dhe Evropa të triumfoj midis nesh.” /tvklan.al
Gazetare: Mimoza Koçiu
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!