SHKODER - Tritoli i vendosur në murin e banesës së një efektivje policie në Durrës, fshihet edhe pas ngjarjes së rëndë mbrëmë (22:40) në qendër të qytetit të Shkodrës, që fatmirësisht u mbyll pa viktima.
Ngjarja e fundit ka çuar policinë edhe drejt autorit të vendosjes së triloit në banesën e polices, Ornela Buraku më 25 janar 2020. Ai dyshohet të jetë Mirsad Meta, 26-vjeçar nga fshati Bërdicë i Shkodrës, tashmë i shpallur në kërkim nga policia. Mbrëmjen e djeshme, ndaj tij u bë një atentat, por që nuk shënoi viktima. Tre persona, mes të cilëve edhe vëllai i efektives së Durrësit, Ension Buraku, qëlluan me armë ndaj tij por plumbat kapën makinën e tij luksoze, një BMW me targa gjermane, dhe aksidentalisht u plagos lehtë në këmbë një kalimtare e rastësishme në pedonalen e Shkodrës "Kolë Idromeno".Në qytetin e Durrësit, sot në orët e para të mëngjesit, policia arrestoi Argjend Rexha, Emirion Buraku, të dy banues në Durrës si dhe Rihad Xheladinin, banues në Shkup, Maqedoni. Ndërkohë në kërkim u shpall Mirsad Meta pronari i makinës, i cili gjithashtu iu kundërpërgjij me armë zjarri autorëve. Të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Burime konfidenciale për Shqiptarja.com thanë se edhe tritoli i vendosur në Durrës, nuk ka qenë për efektiven e policisë, por pikërisht për vëllain e saj, Ension Buraku.
Ещё видео!