Ky bllok me 97 banesa të reja për familje të mbetura pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 hapsi dyert për banorët e Lezhës.
Kryeministri Edi Rama që mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të apartamenteve tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur.
“Më vjen shumë mirë që sonte jam këtu bashkë me një pallat mbrapa kështu që nuk thotë dot njeri “Ku i ke ato që thua”. Ja ku është!”
Rama tha se vonesat në përfundimin e punimeve në Durrës e Tiranë erdhën për shkak të pandemisë.
“Nganjëherë, zotimet nuk arrihen dot të mbahen aq shpejt sa ti do, kur i bën ato, por kurrë të mos mendojë askush që unë i them fjalët për të kaluar radhën apo i bëj premtimet për të marrë votat e pastaj për të kthyer kurrizin”.
Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj foli edhe për banesat e tjera që janë në përfundim. Ndërsa kreu i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu tha se puna rrëzoi të gjitha thashethemet.
Në takimet me banorët, kryeministri Rama gjeti rastin të shigjetojë edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Kryeministri Rama pa nga afër edhe shkollën e rindërtuar At Zef Pëllumi në Shëngjin.
Tv Klan
#edirama #rindertimi #lezhe #bashkialezhe
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!