#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Receta:
Brumi:
1 gotë ujë të vakur (200 ml)
1 gotë qumësht të vakur (200 ml)
1 lgj sheqer
1 lgj maja e thatë
5 gota miell (600 gr)
1 lç kripë
1 lgj vaj ulliri
Mbushja:
500 gr gjoks pule
1 qepë e thatë
4 qepë të njoma
1 spec i kuq
1 spec jeshil
2 domate mesatare
2 lgj majdanoz i grirë
2 lgj vaj ulliri
1 lç kripë
Piper i zi
1 lç piper i kuq
1 lç trumzë
200 gr djathë chedar i grirë
Në një tas të madh vendosim një gotë ujë të vakur, një gotë qumësht të ngrohtë, një lugë gjelle sheqer, një lugë gjelle maja të thatë, 600 gr miell, një lugë çaji kripë. Të gjithë këta përbërës, i përziejmë njëri pas tjetrit deri sa të shtojmë miellin. Më pas fillojmë ta punojmë me duar duke shtuar edhe një lugë gjelle vaj ulliri. Vazhdojmë ngjeshjen e brumit në tas deri sa të përthithë gjithë vajin. Mbulojmë tasin me celefon dhe e lëmë brumin të pushojë 30 minuta. Gjatë kohës që brumi pushon, ne presim perimet në copëza shumë të vogla, specat dhe domatet në kubikë 0,5 cm. Qepët po ashtu i grijmë imët dhe gjoksin e pulës po ashtu në kubikë shumë të vegjël, 0,5cm (kubikët e mishit mund ti kaurdisim me 2 lugë gjelle vaj deri sa mishi të zverdhet, por mund ta vendosim edhe të pagatuar). Vendosim perimet e prera dhe mishin në një tas dhe shtojmë erëzat, majdanoz, kripë, piper të zi, piper të kuq, trumzë dhe kumin nëse preferoni. I përziejmë mirë duke shtuar 2 lugë gjelle vaj. Këto të fundit i shtojmë para se të mbushim petën e pites. Nxjerrim brumin nga tasi, e punojmë shumë pak dhe e ndajmë në 16 ose 12 kulaçë, varet nga madhësia. Në një tepsi shtrojmë letër pjekje dhe vendosim larg e larg 9 kuleçë. Pjesën tjetër në një tepsi tjetër. Lyejmë gishtat e dorës me vaj dhe ngjeshim kulaçin, duke e hapur në një petë të trashë me rreze 8-10 cm. Mbulojmë petën e pites me mbushjen e përgatitur, 1 lugë e gjysmë për çdo petë. Menjëherë vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë i nxjerrim nga furra dhe i mbulojmë perimet me djathë të grirë chedar dhe i vendosim në furrë për 5-7 minuta deri sa djathi të shkrijë dhe të mbulojë perimet me pite. I shërbejmë të ngrohta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!