Rreth gjysmë ore ka zgjatu seanca për caktimin e masës së sigurisë për 14-vjeçarin në konflikt me ligjin si autori i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij. Gjyqtarja Lorena Çabej së bashku me prokuroren Alma Felaj, psikologen dhe avokatin e të miturit ishin në ambientet e një spitali provat në Tiranë ku zhvilluan edhe seancën për masën e sigurisë. Gjyqtarja pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Gjatë zhvillimit të seancës 14-vjeçari nuk ka folur asnjë fjali. Ndërsa avokati i tij Ardjan Leka bën me dije se i mbrojturi prej tij është në gjendje shëndetësore të rënduar si në aspektin psikologjik ashtu edhe në atë fizik për shkak të plagës që ka marrë. Avokati thekson se 14-vjeçari autor i dyshuar i ngjarjes nuk e ka pranuar krimin.
Jashtë ambienteve të spitalit privat ndodheshin edhe shumë familjarë të 14-vjeçarit. Ndërkohë dinamika se si ka ndodhur ngjarja e rëndë ku humbi jetën i mituri dhe u plagos një tjetër së bashku me autorin e dyshuar ende nuk është sqaruar. Po ashtu nuk është gjetur as arma e krimit.
I mitur në konflikt me ligjin sapo të përmirësohet nga gjenda shëndetësore do të dërgohet në ambientet e burgut të Kavajës.
Ndaj 14-vjeçarit i dyshuar si autor i krimit rëndojnë dy akuza ajo e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajta pa leje e armëve të ftohta. Por deri në përfundim të hetimeve dhe zbardhjes së dinamikës së ngjarjes, akuza mund të rikualifikohet.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!