Një sasi fishekzjarresh dhe kapsollash të llojeve të ndryshme janë sekuestruar nga policia e Tiranës, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e shitjes së lëndëve piroteknike që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e njerëzve.
Gjatë kontrolleve është zbuluar një 46-vjeçar i cili shiste lëndë piroteknike në mjetin që posedonte në rrugën “Ali Shefqeti”. Ai u procedua penalisht nga ana e shërbimeve të komisariatit numër një të kryeqytetit.
Policia e Tiranës apelon të gjithë qytetarët që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje, pasi rrezikojnë jo vetëm jetën dhe shëndetin e tyre, por edhe të të tjerëve. Gjatë festave lëndët piroteknike shiten me shumicë nga ana e tregtarëve ambulantë. Por shpesh ato kthehen në rrezik për jetën, e veçanërisht fëmijët të cilët I blejnë më së shumti.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Shitesi#Fishekzjarreve
Ещё видео!